Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij.
Blutë bëjnë me dije se personi i arrestuar i identifikuar si A.N, dyshohet se ka publikuar një video të bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/