Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur më datë 03 mars 2023 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme. /Telegrafi/