Policia ka njoftuar se dyshohet për një rast dhunimi në Vushtrri.
“Nga reparti i gjinekologjisë në QKUK, është raportuar se një femër kosovare është shtatzënë dhe dyshohet se është e dhunuar. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. /Telegrafi/