Telegrafi

Dhunohet nga ish i dashuri një femër në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka raportuar në polici se ditë më parë ish i dashuri i saj e kishte dhunuar seksualisht, pasi e kishte futur me forcë në veturë.

“Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se me forcë e kishte futur në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe është duke u hetuar nga njësitet policore. /Telegrafi/