Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste dhunimi që kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Një e mitur nga Fushë Kosova dje në prezencën e prindit të saj në stacion policor ka raportuar, se në muajin qershor 2021 kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur).
Është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin.
Rasti tjetër i cili ka ndodhur në Graçanicë, ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit mashkull.
“Më 03.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovar, (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/