Site icon Telegrafi

Dhunimi i të miturës në një kopsht në Tiranë, Balla: Heshtja e policëve i bën bashkëfajtor

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish për rastin e keqtrajtimit të të miturës në një kopsht privat në Tiranë.

Kjo pas procedimit të dy oficerëve të policisë, të dyshuar për shpërdorim detyre.

“Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e vajzës tre vjeçare në një kopësht privat në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre”, shkruan Ministri në rrjetet sociale, pas njoftimit të AMP.

Më tej, Balla vlerëson qytetarët si partnerët kryesorë të Policisë, në luftën kundër paligjshmërisë.

“Qytetarët janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, nga çdo lloj forme dhune, abuzimi dhe krimi”, nënvizoi ministri Balla. /Telegrafi/

 

Exit mobile version