Site icon Telegrafi

Dhunë në Kriva Pallankë ndaj aktivistit të një partie politike, dy persona nën hetim

Sektori për Punë të Brendshme në Kriva Pallankë ka hapur hetime për dy persona nga ky qytet të cilët janë të dyshuar për lëndën dhunë ndaj një personi tjetër me iniciale O.S (24), shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja ka ndodhur më 30 shtator nga ora 15:30 në Kriva Pallankë ku personat: V.S (39) dhe T.A (45) të cilët kanë dashur të pengojnë personin O.S (24) dhe e kanë sulmuar me grushta. Personi i sulmuar ka qenë duke drejtuar veturën me rekuizita të një kandidati për këtë komunë dhe e kanë kërcënuar t’ia ndal zërin veturës e cila ka njoftuar për tubimin e mbrëmjes.

V.S dhe 17 vjeçari e kanë lënduar personin O.S dhe për këtë rast kanë filluar hetimet me dyshime për ”dhunë”. /Telegrafi/

Exit mobile version