Site icon Telegrafi

Dhunë në hendboll

Zënka përfshiu afro 200 tifozë, teksa dy prej tyre u shtrinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Sabrie Kamberi konfirmoi për Arena incidentin mes tifozëve, teksa u shpreh se dy tifozët e lënduar janë ndalur për intervistim në stacionin policor.

“Para ndeshjes së hendbollit mes Prishtinës dhe Kastriotit, në parkingun e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ka ndodhur një rrahje mes dy tifozërive. Aty kanë qenë pjesëmarrës afër 200 persona dhe dy prej tyre janë lënduar më rëndë. Të dy janë shtrirë në spital dhe më pas do të intervistohen të dy. Një nga të lënduarit ka qenë nga Ferizaj, ndërsa tjetri nga Prishtina”, u shpreh Kamberi. /Tribuna/Telegrafi/ 

 

Exit mobile version