Site icon Telegrafi

Dhunë në Greqi, nga ekstremistët e djathtë kërkohet “djegia e gjallë” dhe “hedhja në det” e refugjatëve (Video)

Një grup i ekstremit të djathtë duke thirrur ‘t’i djegim ata të gjallë’ ka nisur një sulm të dhunshëm ndaj migrantëve në ishullin grek të Lesbos.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhuna shpërtheu mbrëmë vonë pasi anëtarët e Lëvizjes Patriotike radikale u mblodhën në sheshin qendror të qytetit kryesor të ishullit, Mitilen.

Siç thuhet më tej, rreth një duzinë njerëzish u plagosën ndërsa ekstremistët sulmuan afganët kërkues të azilit, të cilët kishin organizuar një protestë kundër kushteve të tyre të jetës.

Pavarësisht nga prania e policisë, situata shpejt u përshkallëzua ndërsa banditët hodhën shishe, ndezën fishekë, ndezën kazanë dhe bërtitën ‘digjni të gjallë’ dhe ‘hidhni në det’.

Tensionet u rritën më tej kur aktivistët e krahut të majtë mbërritën për të mbrojtur emigrantët dhe filluan të luftonin me mbështetësit e ekstremit të djathtë.

Mediat shkruajnë se përleshje kishte thuajse gjithë natën derisa forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të evakuuar sheshin, duke detyruar afganët të ktheheshin në kampet e tyre të mbipopulluara. /Telegrafi/

Exit mobile version