Telegrafi

Dhunë në familje, tenton të sulmojë edhe zyrtarët policorë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti në gjendje të dehur ka rrezikuar familjarët e tij dhe kanë demoluar gjësende nëpër shtëpi.

Rasti ka ndodhur në Rahovec, të dielën në ora 20:00.

I dyshuari në vendin e ngjarjes ka tentuar të sulmojë edhe zyrtarët policorë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/