Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Të pandehurit B.K. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.K. mund të përsëris veprën penale, ku i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, e cila vepër penale dyshohet se është kryer në ambiente familjare dhe atë në prezencën e fëmijëve të tyre.
Pala ka të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi