Site icon Telegrafi

Dhunë në familje, burri sulmon gruan në Mitrovicë

Një femër ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në orën 21:25 në rrugën “De Rada”, në Mitrovicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësorë në spitalin rajonal të Mitrovicës.

“Sipas mjekëve për momentin gjendja është stabile. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version