Është arrestuar një person në Gllogoc, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare- bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/