Rastet e dhunës në familje janë të shumta. Së fundi sipas raportit të policisë në Prishtinë babi së bashku me dy djemtë e tij ka rrahur bashkëshorten dhe dy vajzat.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babai me dy djem) pasi që dyshohet kanë sulmuar fizikisht tri viktimat femra K/Shqiptare (nënën me dy vajza) bashkëshorten përkatësisht nënën e tyre, të cilave u kanë shkaktuar lëndime.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte”, thuhet në raport. /Telegrafi/