Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj dhe Han të Elezit për dhunë në familje.
Sipas raportit në Han të Elezit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij mashkull kosovar.
I dyshuari ka probleme psiqike dhe në vazhdimësi u bën presion familjarëve tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegragfi/