Site icon Telegrafi

Dhunë në familje, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.N, për shkak se i njëjti  ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Të pandehurit N.N. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri N.N. në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën J.N., po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në njoftim.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version