Site icon Telegrafi

Dhunë në familje, 27 vjeçari në Laprakë plagos me thikë kunatin, dhunon bashkëshorten

Foto: Ilustrim

Një sherr në familje ka degjeneruar në dhunë e plagosje në Laprakë, Tiranë.

“BalkanWeb” njofton se një 27 vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin, për arsye ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë ku pas një konflikti në familje Petrit Avdillari 27 vjeç ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij Denis Ziu 29 vjeç.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Policia po punon për arrestimin e 27 vjeçarit.

Exit mobile version