Site icon Telegrafi

Dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së mitur, arrestohet një person në Fier

 

Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit pas dhunës së ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Amarildo K., 32 vjeç, banues në Fier, u vu në pranga ditën e djeshme, pas denoncimit të bërë në polici ndaj tij nga ish-partnerja.

Arrestimi i tij u bë në spitalin e Fierit, pasi e ka përndjekur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish- bashkëjetueses 16-vjeçare.

Sipas kallëzimit të saj, ai ka ushtruar dhunë edhe herë të tjera, duke e detyruar që t’i japin fund lidhjes.

Por pikërisht mosdakordësia për dhënien fund të lidhjes ka bërë që 32- vjeçari të bëhet edhe më agresiv dhe ta dhunojë.

Noa.al mëson se ditën e djeshme adoleshentja kishte shkuar në spital për kontroll për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, por edhe aty është ndjekur nga ish-bashkëjetuesi i cili e ka rrahur, pasi e reja nuk pranonte të kthehej me të.

Arrestimi i 32- vjeçarit u bë nën akuzën e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dhunë në familje”./ noa.al/

Exit mobile version