Një banore 41 vjeçare e Prilepit mbrëmë në Stacioni Policorë në Prlliep ka denoncuar se rreth orës 17 në shtëpinë familjare, i biri i saj ka filluar zënkë verbale dhe e ka sulmuar fizikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton MPB-ja, gruaja ka denoncuar se i biri ka qëlluar me duar nëpër trup dhe i ka shkak tuar lëndime trupore. Në tentim që t’i qetësojë nënë e bir, ky ndërhyrë gjyshja, por edhe ajo është sulmuar fizikisht nga nipi i saj.
Nga MPB thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/