Site icon Telegrafi

Dhunë familjare në fshatin Gornjan të Shkupit

Në Njësitin për raportim dhe komandim-Shkup, mbrëmë E.P. ka raportuar se në shtëpinë e tij në Gornjan të Shkupit, buri i saj Z.P. përderisa ka ardhur i dehur, e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e saj, ndërsa më pas i ka dëbuar nga shtëpia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon MPB, Z.P. ka dëmtuar mobiljet dhe veturën ‘Nissan’ me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e I.M.

Më pas ai ka marrë plagë trupore dhe është rrëzuar në oborr. Me ekipin e Ndihmës së shpejtë, është transferuar në Qendrën për urgjencë në Shkup.

Janë marrë masa për qartësimin e plotë të rastit dhe detajet do të jepen në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version