Tifozët e Manchester United po protestojnë ashpër kundër pronarëve të klubit, e që janë familja Glazers.
Përkrahësit e Djajve të Kuq ia dolën që të anulonin ndeshjen e të dielës që shkoi përballë Liverpoolit, duke u futur edhe në Old Trafford.
Fillimit, ata protestuan para hotelit ku qëndronin lojtarët, duke u nisur më pas drejt stadiumit.
Numri i lartë i sigurimit para stadiumit nuk arritën t’i ndalonin tifozët që të futeshin brenda dhe të hedhin fishekzjarrë.
Por, derisa policia tentoi të shpërndajë turmën, ata përdorën edhe dhunë të tepruar, duke grushtuar e shqelmuar përkrahësit e United.
Mirëpo, tifozët kanë bërë të ditur se ata nuk do të largohen derisa të largohen familja Glazers nga pronësia e klubit. /Telegrafi/