Demonstruesit antiqeveritar në Republikën Demokratike të Kongos, kanë djegur trupin e një polici në periferi të kryeqytetit Kinshasa, raporton Reuters.
Mijëra aktivistë të opozitës kishin pushtuar rrugës për të protestuar kundër presidentit Joseph Kabila, i cili po përpiqet të shtyjë zgjedhjet dhe t’ia zgjasë vetes mandatin, transmeton Telegrafi.
Mandati i Kabilas përfundon në dhjetor, ndërkaq opozita pretendon se ai ka një plan dhe se po përgatitet për një metodë që t’ia zgjasë vetes mandatin dhe qëndrimin në pushtet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uKCLdZf9-i8