Në ndeshjen e hendbollit mes Dritës dhe Vushtrrisë e vlefshme për javën e 16-të të Supërligës për kadet, ka pasuar me një përleshje të madhe mes dyja palëve.
Në këtë zënkë përveç lojtarëve në përleshje flitet kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e klubeve.
Madje edhe disa tifozë vendas janë futur në zënkë në sulmin ndaj lojtarëve vushtrrias. Vendasve siç duket nuk iu ka pëlqyer rezultati pasi vushtrriasit ishin duke fituar 20:22.
Por klubi vendas ka mohuar pjesëmarrjen e zyrarëve në zënkë.
“KH Drita mohon spekulimet që ka pas përfshirje të zyrtarëve të klubit në incidentin e sotëm. Gjithashtu sqaron se incidenti ka ndodhur në mes të lojtarëve të rinj “kadetëve” e jo seniorëve”, thuhet në reagimin e klubit.
Vushtrria ka fituar edhe në Superligë me rezultat 36:25.
Drita gjendet në vendin e tretë në renditje me 20 pikë, ndërsa Vushtrria e shtata me 13 pikë.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa faqja zyrtare e Federatës së Hendbollit ende nuk ka raportuar asgjë për rastin.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e postuar nga Gazeta Sheshi.