Site icon Telegrafi

Dhunë brutale nga dy policë ndaj një të riu rom në Manastir, kërkohet përgjegjësi nga MPB-ja

Organizata qytetare “Avaja” ka publikuar pamje nga Manastiri, në të cilat shihet se si dy zyrtarë policorë ushtrojnë dhunë mbi një person të komunitetit rom.

Nga kjo organizatë thonë se incizimin e kanë marrë nga një qytetar i Manastirit, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes kur policët kanë ushtruar dhunë brutale ndaj të riut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Avaja” ju bën thirrje MPB-së që të ketë përgjegjësi për këtë rast.

Ata gjithashtu thonë se do të bëjnë presion nga MPB, derisa të sanksionohen zyrtarët, të cilët i kanë tejkaluar autorizimet.

Sot pasdite për këtë incident është deklaruar edhe MPB. Prej atje thonë se është konfirmuar identiteti i policëve dhe më tej do të veprohet sipas procedurave./Telegrafi/

 

Exit mobile version