Telegrafi

Dhuna seksuale gjatë luftës – organizatat kërkojnë që e drejta për njohjen e statusit të jetë e përhershme, e jo e kufizuar në pesë vjet

Në shënim të 14 Prillit, Dita e njohjes së sakrificës dhe vuajtjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me qëllim avancimin e procesit të njohjes ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe realizimin e të drejtave të mbijetuarve, organizatat e Platformës “Bëhu Zëri Im” kanë adresuar disa kërkesa për institucionet e vendit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se në takimin me zyrtarët shtetërore, organizatat do të kërkojnë që afati brenda të cilit viktimat mund të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, të mos kufizohet në 5 vjet, por të jetë e drejtë e përhershme e garantuar me ligj

Kërkesat e mëposhtme do të adresohen në takimet me krerët e shtetit:

Ndryshe, Platforma Bëhu Zëri Im është themeluar më 16 Prill 2021, nga katër organizatat e autorizuara për të mbështetur të mbijetuarit në procesin e aplikimit për njohjen ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës; Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave; Medica Gjakova dhe Medica Kosova. /Telegrafi/