Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje që të ndalet dhuna nëpër shkolla.
Berisha nëpërmjet një shkrimi në Facebook tregon bullizimin dhe dhunën sistematike që po ndodhë në shkollat e Kosovës, gjegjësisht dhunën që një ditë më parë u raportua në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Deputeti thekson se po ushtrohet dhunë ndaj një 15 vjeçari në shkollën “Hasan Prishtina” nga grupe të organizuara.
Ai tha se A.H një 15 vjeçar që vijon mësim në shkollën Hasan Prishtina, është një person i bullizuar sistematikisht dhe i rrahur disa herë nga grupe të organizuara përbrenda dhe jashtë shkollës.
“Gjatë periudhës së LOCKDOWN në platformat sociale ka qenë viktimë e bullizmit nëpërmjet platformave sociale, ku i janë shpërndarë video dhe fotografi/meme që kanë ndikuar që bullizmi drejt tij të rritet në përmasa të mëdha. Si reagim, fëmiu është munduar t’i gjej format e zgjedhjes së problemit vet. Herën e parë ka qenë viktimë e rrahjes së organizuar më datë 1 mars në afërsi të shkollës Hasan Prishtina. E njëjta video është shpërndarë në platforma sociale dhe i njëjti është arrestuar për sulm! “
“Herën e dytë, një fëmijë e ka raportuar në polici sepse A paska thënë ‘ mos mu afroni se kam diçka në çantë’, me urdhër të prokurores është dërguar në mbajtje, i është kontrolluar shtëpia për armë. Tash këto video është hera e tretë dhe disa rrahje që nuk ka video por janë te raportuara në polici!”, shkroi Berisha. /Telegrafi/