Gjykata Penale e Shkupit sot duhet të sjellë aktgjykimin për të akuzuarin e pestë në lëndën “Dhuna në Qendër”, Jordan Ristevski, i cili në seancën e kaluar me vetëiniciativë pranoi fajin.
Gjykimi për 13 të akuzuarit e tjerë në lëndën “Dhuna në Qendër” është caktuar për më 7 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Iakuzuari Ristevski e pranoi fajin dhe para gjykatësit dhe prokurorëve të PSP=së vendosi të përfaqësohet vetë, pa ndihmën e avokatit. Mbrojtësi i deritanishëm Boro Ristevski e anuloi autorizimin për përfaqësim, pasi siç tha, edhe vetë është befasuar nga pranimi i fajit të klientit të tij.
Paraprakisht prokurorja Fatime Fetai kërkoi që procedura për të ndahet dhe gjykimi të vazhdojë menjëherë.
Ajo tha se pret vendim me të cilin gjykata do ta dënojë njëjtë si Tomisllav Llazarovin, i cili gjithashtu pranoi fajin në këtë lëndë dhe u dënua me gjashtë muaj burg me kusht./Telegrafi/