Site icon Telegrafi

Dhuna në futbollin shqiptar bartet edhe te grupmoshat e reja (Foto)

Dhuna nuk i ndahet futbollit shqiptar. Tashmë kjo sindromë e pashërueshme e kampionatit ka filluar të përcillet te moshat. Pamjet e dy futbollistëve të ekipeve të akademisë së Kukësit U17 dhe U19, të cilët kanë zhvilluar ndeshjet e radhës në Laç janë të tmerrshme.

Pamjet tregojnë qartë për nivelin e dhunës që kanë pësuar këta dy djem nga vendasit të cilët janë transportuar nga stadiumi i Laçit në Spitalin Ushtarak me ambulancë.

Me pamje të tilla nuk kuptohet nëse ka pasur gjyqtar kjo ndeshje, apo forca rendi, sepse në kushtet e një presioni ekstrem siç tregojnë lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës së Kukësit, për fat kanë shpëtuar me vetëm këto lëndime.

Denoncimi i skuadrës së Kukësit vjen nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet fakti që përpara shëndetit të lojtarëve nuk i intereson asnjë lloj rezultati.

Në kushte të tilla nuk flitet më për futboll dhe për këtë arsye kërkohet reagim i menjëhershëm i FSHF-së ose të ndërpritet kampionati. /TCH/

Exit mobile version