Site icon Telegrafi

Dhuna në familjet shqiptare, si pasojë e varfërisë: Babai dogji vajzën me ujë të nxehtë (Video)

Foto: Ilustrim

Dhuna në familje ka mbizotëruar për vite me radhë në familjen Xhura në Durrës, e cila jeton mes varfërisë në Porto Romano.

Episodi i radhës është shënuar mbrëmjen e të mërkurës, kur vajza 14-vjeçare ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes prindërve, por ka përfunduar e djegur në gjymtyrën e poshtme me ujin që ziente mbi shporetin e drurit. Tashmë 14-vjeçarja ndodhet në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT, për të marrë ndihmën mjekësore, raporton News24.

Një banore në banesën me jo shumë se 45 metra katrorë, është “dëshmitare” e dramës me të cilën përballet familja Xhura, 100 metra larg prej fushës ku digjen qindra tonë mbetje urbane. Gjyshja 70-vjeçare e vajzës, me lot në sy rrëfen se djali i saj Kujtimi, i cili është në kërkim nga policia, vazhdimisht konsumon alkool, si pasojë e problemeve të mëdha ekonomike që kalon kjo familje.

Ndërkaq, gjatë dëshmisë së saj në polici, nëna e 14-vjeçares Manushaqe Xhura ka thënë se djegia e vajzës ka qenë aksidentale.

“Kujtimi ishte i dehur, më kërkonte para, por unë nuk pranoja t’i jepja. Vajza ndërhyri për të shuar sherrin. Kujtimi qëlloi me shkelm shporetin e drurit, që gjendet në mes të shtëpisë dhe qëndron mbi katër tulla. Tenxherja me ujë të nxehtë u rrëzua mbi prehrin e vajzës”, ka rrëfyer nëna. /

Exit mobile version