Site icon Telegrafi

Dhuna në familje, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 2018 ngriti 74 aktakuza

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë vitit 2018, ka pranuar 73 raste të cilësuara si dhunë në familje.

E njëjta prokurori për vitin që po lëmë pas, ka ngritur 74 aktakuza për rastet e dhunës në familje.

Njëherësh, Prokuroria Themelore në Gjakovë shprehet e angazhuar të kryejë me përkushtim të gjitha rastet, sidomos ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version