Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore Janar-Qershor 2021, ka ngritur 71 (shtatëdhjetenjë) aktakuza, kundër 71 (shtatëdhjetenjë) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.
Si dhe, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë./Telegrafi/.