Një person është arrestuar në Istog, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur dje në ora 13.00, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.
Personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore ne Pejë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.