Publikimi egjiptian shtetëror “Al-Ahram”, tha se një zëdhënës i kabinetit ka konfirmuar se ministri i Kulturës, Saber Arab ka paraqitur dorëheqjen e tij.
Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje të hënën Egjiptit, që të hetojë të gjitha akuzat për abuzim të kryer nga zyrtarët e sigurisë, raporton Rel.
Zëdhënësja Viktoria Nuland, tha se vendosja para drejtësisë e autorëve, është mënyra më e mirë për të parandaluar përsëritjen e keqbërjes.
Kundërshtarët e presidentit egjiptian Muhamed Morsi thonë se vdekjet dhe abuzimet e kryera nga ana e policisë tregojnë se forcat e sigurisë nuk janë reformuar, që nga rrëzimi i Hosni Mubarakut.
Rreth 60 njerëz janë vrarë në 10 ditët e fundit nga përleshjet në Egjipt. /Telegrafi/