Site icon Telegrafi

Dhuna ndërpret kryendeshjën e hendbollit

Në fakt, ky takim është ndërprerë në minutën e shtatë kur rezultati ishte 2-3 në favor të prishtinasve.

Siç raporton KosovaPress, në atë moment gjyqtarët e ndeshjes ndëshkuan një lojtar vendës me karton të kuq, e më pas njerëzit që ndanin drejtësinë në këtë takim janë sulmuar nga skuadra vendëse, e në këtë rast janë përfshirë edhe tifozët e kësaj skuadre.

Incidenti është hije e zezë mbi hendbollin tonë, sportit që ka disa vite që është pranuar në garat ndërkombëtare. Komisioni Disiplinor do të vendosë për epilogun e kësaj ndeshje. Ndërkaq, Besa Famiglia në “Karagaçi” mundi Kastriotin me rezultat 29-21.

Rezultatet e xhiros së tetë:
BESA Famiglia – Kastrioti 29:21(15:10)
Vjosa – Deçani 33:33(18:17)
Samadrexha – Drenica 29:28(13:13)
Drita – Kosova 35:43(17:21)
Zhegra-Prishtina (e ndërperë)

/Telegrafi/

Exit mobile version