Site icon Telegrafi

Dhuna ndaj në fëmije në një kopsht në Mitrovicë, Nagavci: E patolerueshme, edukatores i është ndërprerë marrëdhënia e punës

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka reaguar sot pas një rasti dhune në një kopsht në Mitrovicë, ku një edukatore ka goditur me shuplakë një fëmijë.

Nagavci në një postim në Facebook shkruan se menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Lexo po ashtu Edukatorja godet me shuplakë një fëmijë në një çerdhe në Mitrovicë – kopshti njofton për rastin

Lexoni të plotë postimin e Nagavcit:

Dhuna është e pa tolerueshme dhe e dënueshme.

Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.

Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë.

Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion edukativo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.

Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pa kompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version