Qindra qytetarë të Kosovës i janë bashkuar sot marshit “Një miliard në këmbë”, marsh ky që mbahet në tërë botën, ndërsa në Kosovë për herë të katërt.
Marshuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Çohu, Rebelohu, Bashkohu”, “Mos ma abuzo dijen”, “Stop gjuhës seksiste”, “Trupi im e drejta ime”, “Trupi im nuk është në shitje”, “Gratë duhet të gëzojnë të drejtat e punës”’, me anë të së cilave protestohej kundër dhunës ndaj grave.
Përfaqësuesja e Qendrës për Art dhe Komunitet ‘Artpolis’, Jeta Berisha deklaroi se duhet të ketë bashkëpunim të të dy gjinive për të ndaluar dhunën.