Site icon Telegrafi

Dhuna ndaj fëmijëve në shkolla, shqetësuese

“Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkolla” do të jetë tema kryesore e konferencës së sotme, e cila organizohet nga Qendra e Kosovës për Arsim (KEC) me mbështetjen e UNICEF dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në njoftim për media bëhet e ditur se në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat e projektit për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkollë.

“Në këtë konferencë, fjalë përshëndeste do të kenë: ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, udhëheqësja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad dhe Stergios Tragoudas nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version