Drejtoria e të Hyrave Publike në Maqedoni ka kërkuar informacione të detajuara për gjendjen financiare ku përfshihen këtu hyrjet dhe daljet në denarë dhe deviza që nga 1 janari i vitit 2012 për Zoran Stavreskin dhe Petre Shilegov, së bashku me familjet e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa është parashtruar tek të gjitha bankat e vendit. Kjo kërkesë është lëshuar më 18 prill këtë vit.
Mbetet enigmë, se pse është kërkuar llogari të detajizuar për ish-zëvendës kryeministrin Zoran Stavreski i cili është edhe kumbar i martesës së Nikolla Gruevskit.
Pritet që DHP të jep më shumë detaje për këto dy kërkesa. /Telegrafi/