Qytetarët e Maqedonisë që gjatë vitit 2016 kanë pasur të hyra plotësuese përveç rrogave apo pensioneve kanë kohë edhe një javë që të paraqesin deri tek Drejtoria e të Hyrave Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Deri tani janë paraqitur gjithësejt 215.656 fletëparaqitje gjithësejt ku më shumë janë paraqitur në Shkup me 79.378 qytetarë.
Nga qytete tjera, fletëparaqitje janë dorëzuar: 41.859 nga Shtipi, 32.154 në Prilep, 27.558 në Manastir dhe Tetovë 13.606.
Në formë elektronike janë paraqitur 1039 formulare. /Telegrafi/