Drejtoria e të hyrave publike (DHP) nga sot ka hapur sportela shtesë për të ndihmuar në pranim-dorëzimin e paraqitjes vjetore tatimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sportelat janë vendosur në katin përdhesë të Drejtorisë për obliguesit e mëdhenj tatimore në ndërtsën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Përfshi 27 shkurtin, gjithsej 140.052 qytetarë kanë dorëzuar paraqitjen tatimore vjetore. Afati i fundit për paraqitje është 15 marsi./Telegrafi/