Në Kuvendin e Maqedonisë do të hapet një dhomë për gratë deputete, duke ndjekur kështu modelin e Kuvendit të Suedisë.
Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit të Klubit të deputetëve, kryekuvendari Talat Xhaferi tha se do të fillohet me realizimin e projektit për ruajtjen dhe promovimin e kontributit të grave deputete dhe bartëse të funksioneve në Kuvend dhe në trupat punues.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe deputetet e OBRM-PDUKM-së opozitare, sektori joqeveritar, kori diplomatik, etj./Telegrafi/