Reklama e pazakontë e një agjencie të patundshmërive në Angli, i ka hutuar të interesuarit që po kërkonin dhoma me qira.
Në mesin e tyre ishte edhe një dhomë me qiranë e lartë, prej jo më pak se 572 funte në muaj, ndërsa i mungonte një ndër gjërat më elementare, transmeton Telegrafi.
Me përmasa shumë të vogla, dhoma nuk kishte derë dhe brenda do duhej hyrë nga dollapi i rrobave, që ishte vënë në hapësirën që e ndante me banjën.
“Ju lutem shikoni fotografitë dhe më tregoni ku është dera, apo dollapi ë e vetmja mënyrë për të dalë jashtë dhomës” ka qenë një prej komenteve të shumta.
Pronari e kishte adoptuar dhomën në atë mënyrë, që banuesi të hyjë drejt në banjë, pastaj ta lëvizë dollapin me rrota dhe të hyjë në dhomë.
Shikuesit e krahasuan me dyert sekrete nëpër filma të ndryshëm, që i dërgojnë banorët nëpër hapësira tjera. /Telegrafi/