Telegrafi

Dhoma Përfaqësuese miratoi planin financiar

Dhoma votoi 263 ndaj 171 për planin e rishikuar.

Të hënën, Dhoma e hodhi poshtë versionin e parë të planit, por versioni i ndryshuar u miratua të mërkurën nga Senati.

Projektligji në Senat i shtoi edhe rreth 100 miliardë dollarë taksa të reja planit 700 miliardë dollarësh, me shpresë që të fitojë mbështetjen e sa më shumë republikanëve në Dhomën Përfaqësuese, njofton REL.

Legjislacioni është nënshkruar edhe nga presidenti amerikan George Bush.