Site icon Telegrafi

Dhoma ishte rrëmujë, pronarja nuk pajtohet dhe pyet nëse gjithçka është në rregull (Foto)

Nëna e paemëruar, që ishte e zënë me angazhime, nuk ishte pajtuar me disa të afërm, që i thanë se e kishte dhomën rrëmujë dhe duhej ta rregullonte.

Ajo shfrytëzoi forumin Momsnet, për të pyetur shikuesit se çfarë mendojnë për dhomën dhe përgjigjet ishin të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Gjendja e dhomës

“Asgjë nuk është ku duhet, mund të jetë e rrezikshme po që se lëvizet me shpejtësi” si dhe “mund të rregullohet brenda disa minutave”, ishin dy prej komenteve, që nuk pajtoheshin me të.

Në fakt, valixhja në mes të dhomës, mbulesa e pa palosur dhe disa gjësende të shpërndara, nuk konsiderohen të jenë në përputhje me normat e enterierit.

Pas rregullimit

“Duket se është pastër, të gjitha tjerat janë të pranueshme”, ishte një përgjigje, që e arsyetonte pronaren. Pas një kohe të shkurtër, ajo postoi një imazh tjetër, kur e shfaqë dhomën e rregulluar. /Telegrafi/

Exit mobile version