Site icon Telegrafi

Dhoma gjumi, xhakuzi, restorante e bare: Brenda trenit më luksoz në botë (Foto/Video)

Udhëtimi në Japoni është shumë i këndshëm, e sidomos kur bëhet fjalë për një udhëtim me një tren të kësaj kategorie.

Treni i njohur si Suite Shiki-Shima, është i njohur si treni më luksoz në botë, transmeton Telegrafi.

Pasagjerët mund të shijojnë specialitetet e tyre të preferuara në restorantet luksoze, që gjenden brenda vagonëve të këtij treni.

Shefat e kuzhinës janë përgjegjës për servimin e ushqimeve më të njohura japoneze, por nuk mungojnë as ato nga kuzhinat evropiane.

Aty nuk mungojnë as koktejet nga baret, në të cilët punojnë banakierët më të mirë të kësaj fushe.

Por të gjithë ata që udhëtojnë me këta trena në linja të gjata nuk duhet të brengosen për fjetjen, pasi në çdo kabinë janë të vendosura dhoma luksoze të gjumit.

Ndërsa sa i përket higjienës janë të ndërtuara edhe tualetet me xhakuzi.

Kompania japoneze që ka ndërtuar këtë tren, ka publikuar pjesën e brendshme të trenit që pritet të fillojë punën në maj të këtij viti.

Por të gjithë ata që janë të interesuar të kënaqen gjatë udhëtimit dyditor me këtë tren, duhet të ndajnë 2.300 funte. /Telegrafi/

Exit mobile version