Telegrafi

Dhoma e zhveshjes së Bayernit po shpërthen – Bild publikon listën me emrat që mund të largohen

Bayern Munich transferoi  anësorin Michael Olise për 53 milionë euro nga Crystal Palace këtë verë, mesfushorin Joao Palhinho për 51 milionë euro nga Fulham dhe mbrojtësin Hiroki Ito për 23.5 milionë euro nga Shtutgarti.

Josip Stanisic u rikthye nga huazimi i tij te Bayer Leverkusen dhe Jonathan Tah, po ashtu nga Leverkusen, është afër një transferimi.

Bild shkruan se asnjë nga këta pesë lojtarë “nuk është yll botëror”, por ata mund të bëhen lojtarë standardë të ekipit të parë në ekipin e trajnerit të ri Vincent Kompany.

Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve në skuadër, mediat gjermane theksojnë se “dhoma e zhveshjes po shpërthen me lojtarë që kanë paga të larta”.

Prandaj Bayern do të duhet të shesë disa lojtarë, dhe Bild thekson se “të paktën pesë yje duhet të largohen”. Kujtojmë se klubi i Mynihut nuk ka fituar asnjë trofe sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Leroy Sane afër rikthimit në Ligën Premier

Ishte sezoni i parë i tillë i keq në më shumë se një dekadë, dhe pas tij, duket se skuadra do të duket shumë më ndryshe.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka të ngjarë të heqë qafe disa lojtarë. Bild shkruan se “e gjithë Evropa e di se ata duhet të shesin tani” dhe se çmimi për lojtar mund të bjerë për shkak të kësaj situate.

Gazetarët gjermanë besojnë se një nga këta lojtarë mund të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës:

Anësorët: Kingsley Coman, Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Bryan Zaragoza
Mesfushorët qendrorë: Leon Goretzka, Joshua Kimmich, Konrad Laimer

Mbrojtësit: Matthijs de Ligt, Eric Dier, Kim Min-jae, Dayot Upamecano
Mbrojtësit e krahut: Noussair Mazraoui, Sacha Boey, Alphonso Davies

Në të njëjtën kohë ata deklarojnë se duhet të largohen të paktën dy ansësorë, një mesfushor qendror, ndoshta dy portierë dhe një nga mbrojtësit.

“Drejtori sportiv nuk gjykohet vetëm nga lojtarët që sjell, por edhe nga ajo që do të marrë nga ata që shet. Kjo përfshin pengimin e Kimmich dhe Sane që të largohen falas në 2025”, shkruan Bild. /Telegrafi/