Site icon Telegrafi

Dhoma e zhveshjes së Barcelonës ka filluar të ngopet me gjestet e Coutinhos – ai është lojtari më i paguar në klub, por sjellja e tij nuk u pëlqen të tjerëve

Rasti i Philippe Coutinhos me Barcelonën tashmë i kalon kufijtë sportiv, pas sjellëve të tij.  

Braziliani nuk ka arritur të adaptohet në skuadër dhe të tregojë potencialin e tij të plotë, pavarësisht se është lojtari më i paguar në ekipin e parë, pasi nuk i është ulur paga.

Disa nga qëndrimet e tij kanë shqetësuar dhomat e zhveshjes, siç zbulohet nga programi Onzenga TV3.

Disa lojtarë kanë filluar të ngopen me brazilianin për shkak të disa qëndrimeve të tij në stërvitje dhe ndeshje. I fundit ishte në “Balaídos” kundër Celta de Vigos.

Skuadra u përball me dëmtimin e Ansu Fatit pak para pushimit, ku trajneri i përkohshëm, Sergi Barjuan, urdhëroi brazilianin të ngrohej për tu zëvendësuar.

Futbollisti doli pa nxituar për tu ngrohur, përveç kësaj, siç theksohet në programin i sipërpërmendur, Coutinho ka shprehur verbalisht përbuzjen e tij duke thënë: “Nuk është e nevojshme tani, pushimi po vjen”.

Në fund, zëvendësues për Ansu Fatin ishte Alejandro Balde.

Pas ndeshjes, një prej lojtarëve kryesor në dhomën e zhveshjes qortoi Coutinhon për qëndrimin dhe fjalët që i tha.

Në fakt, nuk është hera e parë që ai merr një alarm nga dhoma e zhveshjes, e cila duket se është ngopur me brazilianin.

Pa dyshim, ai është një nga lojtarët e parë që do të largohet nga “Camp Nou” dhe shumë media e shohin si largimin e parë të Xavit. /Telegrafi/

Exit mobile version