Telegrafi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë emëron Zana Beqirin si drejtoreshë ekzekutive

Bordi i Drejtorëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës njofton se ka emëruar Zana Beqirin si drejtoreshë ekzekutive.

Sipas DHTIK-ut, Beqiri është juriste me profesion dhe vjen me një përvojë mbi 22 vite menaxhimi vendore dhe ndërkombëtar.

“Kjo përvojë e ndërlidhur me një numër të madh sektorësh do të ndihmojë DHTIK-un në rritjen dhe zhvillimin edhe me të madh në shërbim të bizneseve dhe rritjen e kontributit për përmirësimin e infrastrukturës ligjore të vendit tonë”, thuhet në njofton DHTIK.

Beqiri është emëruar me mandat trevjeçarë. /Telegrafi/