Dhoma e Poshtme e Kuvendit të Spanjës këtë mëngjes e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Për ratifikimin e protokollit në Facebook ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dhoma e Poshte në Madrid këtë mëngjes e ka ratifikuar protokollin qasës për në NATO, me 279 vota ‘për’ dhe 1 ‘kundër’. Faleminderit shumë. Stacioni i fundit është senati.
Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, që ende nuk e ka ratifikuar Protokollin.
Procesi aty u anulua për shkak të zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne u ratifikua me veprim të anuluar, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Telegrafi/
✅ El #Pleno aprueba el dictamen de la Comisión de #AsuntosExteriores sobre la adhesión de la República de Macedonia del Norte al Tratado del Atlántico Norte. pic.twitter.com/QBC4FRhOCB
— Congreso (@Congreso_Es) February 27, 2020