Telegrafi

Dhoma e Përfaqësuesve ‘OK’ planit për industrinë e makinave

Votimi u bë pasi Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit demokratë arriten marrëveshje për paketën e shpëtimit.

Industria automobilistike amerikane është në rrezik, jo vetëm nga recesioni dhe kriza financiare, por sepse ajo ka qenë për shumë kohë në rrugën e gabuar të konkurrimit dhe celjes së vendeve të punës.

"Sot ne po marrim në shqyrtim legjislacionin jo për të mbështetur një industri që po vdes, por si një start për industrinë që është aq thelbësore për ekonominë tonë" tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

Kompanitë General Motors dhe Chrysler kanë thënë se do të falimentojnë nëse nuk ndihmohen. Ndërkaq Fordi ka njoftuar se mund t’i duhen fonde në të ardhmën.